Kipyegon fiton titullin e tretë kampion bote
23.08.2023 18:37
Kampionia keniane e distancave të mesme Feith Kipiegon fitoi medaljen e artë në garën e 1500 metrave....

Kampionia keniane e distancave të mesme Feith Kipiegon fitoi medaljen e artë në garën e 1500 metrave për femra në kampionatin botëror të atletikës. Për të është titulli i tretë botëror në këtë disiplinë. Ajo realizoi kohën 3:54.87, që paraqet për rreth 6 sekonda kohë më e dobët se ajo e shënuar sivjet në Firencë. Ndërsa medaljen e argjendtë e fitoi Diribe Velteji nga Etiopia.
Fituesi i medaljes së artë olimpike, marokeni Sufian El Bakali fitoi titullin e dytë radhazi në kampionatin botëror në garën e 3 mijë metrave për meshkuj, duke lënë pas rekordmenin botëror Lameka Girma nga Etiopia, me kohën 8 minuta e 3.53 sekonda. Për marko nenin El Bakali, ishte kjo medalja e katërt e fituar në botërorë, ku ka dy të arta (Budapest 2023, Eugen 2022, një të argjendtë (Londër 2017) dhe bronztë (Doha 2019).
Kampioni olimpik nga Tokio, italiani Xhanmarko Tamberi, fitoi titullin e tij të parë botëror të kërcimit së larti, duke fituar duelin me amerikanin JuVaughn Harrison.
Tamberi arriti të kërcente në 2.36 metra lartësi, ndërsa dështoi në fund në lartësinë 2.40 metra. Tre herë kampioni i botës Mutaz Essa Barshim, që kërkonte medaljen e katër të artë në këtë disiplinë, nuk ia doli pasi kërceu vetëm 233 cm. dhe kjo ishte e mjaftueshme për medaljen e bronztë.
