Gega vrapon sonte në 3 mijë metra me pengesa

23.08.2023 18:39

Atletja shqiptare Luiza Gega do të vrapojë sonte në garën e 3 mijë metrave...

Atletja shqiptare Luiza Gega do të vrapojë sonte në garën e 3 mijë metrave me pengesa në kampionatin botëror të Atletikës që po mbahet në Budapest.
 
Kampionia e Europës nis konkurimin nga bateria e tretë në orën 20:23. Ajo ka pasur një shqetësim në muskulin e këmbës së majtë, por është përgatitur me kujdes për performancën e radhës.