Mançester Siti mbetet dy ndeshje pa trajner
23.08.2023 18:40
Një lajm jo i mirë vjen për kampionët në fuqi të Anglisë, Mançester Sitin...

Një lajm jo i mirë vjen për kampionët në fuqi të Anglisë, Mançester Sitin, që lidhet me një operim urgjent të trajnerit dhe që ndodh pikërisht në këtë start të sezonit ku kanë rëndësi pikët. Kështu, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i është nënshtruar një “operimi urgjent” për një problem me shpinën dhe nuk pritet të marrë drejtimin e skuadrës për rreth një muaj, tha klubi anglez të martën.
Klubi shkroi se Guardiola ka vuajtur me dhimbje të forta në shpinë për disa kohë dhe vendosi të operohet në Barcelonë, ku do të kalojë kohën duke u rikuperuar. Operacioni i trajnerit spanjoll ishte i suksesshëm, tha klubi. Ndihmësi i tij, Juanma Lillo, do të marrë ndërkohë detyrat e Guardiolës. Siti ka ndeshje në kuadër të Premier League, ku në dy xhirot e ardhshme do të përballet me Shefield Junajtid dhe Fulhamin, përpara se edicioni i klubeve të ndalet për dy javë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare.
