Shqiptarët në merkato
23.08.2023 18:41
Lojtarët shqiptarë po shfrytëzojnë ditët e mbetura nga merkato verore për të gjetur destinacionin ideal për vazhdimin e karrierës së tyre...

Lojtarët shqiptarë po shfrytëzojnë ditët e mbetura nga merkato verore për të gjetur destinacionin ideal për vazhdimin e karrierës së tyre. Një pjesë e kanë bërë lëvizjen, por ka dhe të tjerë që ende presin të ndodhë “mrekullia”. Gjithsesi, gjatë 24 orëve të fundit ndodhën disa lëvizje surprizuese.
E para, Rei Manaj gjen skuadër pas gjashtë muajsh si lojtar i lirë e pa ekip. Ai firmos me Sivasporin në Turqi, madje e bën duke folur spanjisht. Kurse talenti i ri 18-vjeçar Hustin Ferizaj, që luante me Shamrok Rovers në Irlandë i është bashkuar zyrtarisht Frozinones në Serie A, një lëvizje e bujshme.
