Gostivari fiton pikët e para sezonale
23.08.2023 18:47
Janë zhvilluar katër nga gjashtë ndeshjet e javës së katërt të elitës së futbollit vendor...

Janë zhvilluar katër nga gjashtë ndeshjet e javës së katërt të elitës së futbollit vendor, në të cilën skuadra e Gostivarit dhe ajo e Vardarit, ia dolën të fitojnë pikët e para në sezonin e ri.
Në derbin lokal që u luajt në lagjen Gjorçe Petrov, skuadra Makedonisë dhe ajo e Shkupit, i ndanë pikët duke luajtur pa gola. Skuadra e Gostivarit në përballjen me Rabotniçkin, ia doli të fitojë pikët e para sezonale. Këta me rezultatin 2:0 e mundën Rabotniçkin. Me po të njëjtin rezultat po ashtu në terren vendas skuadra e Shkëndijës së Tetovës e mundi Bregallnicën. Me këto tre pikë “kuq e zinjtë” tani dolën në pozitën e dytë të renditjes dhe bashk me Brera kanë nga 9 pikë. Barazim pati edhe në lagjen Maxhari të Shkupit, ku Vardari dhe Sileksi luajtën 2:2. Ditën e enjte kryesuesi i renditjes Brera, në terren vendas do të jetë nikoqire e befasisë më të madhe Tikveshit. Ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet me 27 shtator në Ohër, ku do të luhet derbi më i madh i skuadrave liqenase mes Voska Sport dhe kampionit në fuqi Struga Trim Lum.
LIGA E PARË – JAVA E IV
- Makedonija Gj.P 0:0 FC Shkupi
- Vardari 2:2 Sileksi
- Gostivari 2:0 Rabotniçki
- Shkëndija 2:0 Bregallnica
- Brera – Tikveshi
- Voska S. – Struga TL
