Botë

Avioni i rrëzuar jashtë Moskës, Prigozhin, besohet të ketë vdekur

23.08.2023 19:22

Udhëheqësi mercenar Jevgeni Prigozhin, i cili drejtoi një kryengritje të shkurtër të armatosur....

Udhëheqësi mercenar Jevgeni Prigozhin, i cili drejtoi një kryengritje të shkurtër të armatosur kundër ushtrisë ruse më herët gjatë këtij viti, besohet të ketë vdekur kur një avioni me të cilin po udhëtonin 10 veta, u rrëzua në veri të Moskës.
 
Yevgeny Prigozhin ishte në avion, sipas agjencisë së aviacionit civil të Rusisë. Rrëzimi ngjalli menjëherë dyshime pasi fati i themeluesit të kompanisë ushtarake private Vagner ka qenë objekt spekulimesh që kur ai nxiti kryengritjen. Në atë kohë, presidenti rus Vladimir Putin e denoncoi kryengritjen si "tradhti" dhe "thikë pas shpine" dhe u zotua se do të hakmerrej. Por akuzat kundër Prigozhinit u hoqën shpejt.
 
Shefi i Vagner-it, trupat e të cilit ishin disa nga forcat më të mira të Rusisë në Ukrainë, u lejua të tërhiqej në Bjellorusi, ndërsa thuhet se shfaqej herë pas here në Rusi. Sipas zyrtarëve të cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, avioni me tre pjesëtarë të ekuipazhit dhe shtatë udhëtarë që po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg, u rrëzua pothuajse 300 kilometra në veri të kryeqytetit.