Maqedoni
Disa fshatra të Shkupit dhe rrugë për uikend pa energji elektrike
06.03.2015 15:46
Pa energji elektrike nesër prej orës 14:30 deri në orën 17 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës "Mavroska", në komunën Gjorçe Petrov...

Ashtu siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të qytetit të Skupit, pa energji elektrike më 8 mars të dielën prej orës 8:30 deri në orën 9:30 do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rrugës "Makedonija" nr. 22 në komunën Qendër.
Të hënën më 9 mars pa energji elektrike prej orës 11 deri në orën 14 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Milan Markoviq" nr. 18 në komunën Karposh, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e fshatit Grushinë./MIA
