Maqedoni
Parashikimi i motit
24.08.2023 11:20
Do të ketë një tërheqje të kësaj vale si edhe freskim të menjëhershëm të motit.

Do të ketë një tërheqje të kësaj vale si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri-verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 13°C deri në 38°C. UV=7.
Në Shkup me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë të fortë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37°C.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe me temperatura të larta.
