Botë

Putin, injoron rrëzimin e avionit të Prigozhin, mban fjalim në samitin e BRICS

24.08.2023 11:43

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim të shkurtër ditën e sotme në samitin e BRICS...

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim të shkurtër ditën e sotme në samitin e BRICS përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga Moska.
 
Putin ka injoruar tërësisht rrëzimin e avionit të shefit të Ëagner, Yevgeny Prigozhin, ditën e djeshme në veri të Moskës.
 
Ai falënderoi presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa për mikpritjen e samitit dhe për zgjerimin e grupit përtej pesë kombeve aktuale.
 
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përfaqësuar Putinin në Afrikën e Jugut dhe është në konferencën për shtyp. Megjithatë, ai nuk iu drejtua të pranishmëve.