Botë
Ukraina shënon ditën e pavarësisë, Zelenski: Liria është vlerë, luftojmë për të
24.08.2023 13:27
Ukraina shënon ditën e pavarësisë, për herë të dytë në gjendje lufte kundër pushtimit rus.

Ukraina shënon ditën e pavarësisë, për herë të dytë në gjendje lufte kundër pushtimit rus.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e lavdëroi popullin ukrainas për luftën për “liri" në një fjalim të mbajtur më 24 gusht për ta shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit.
“Sot ne festojmë 32 vjetorin e pavarësisë sonë – pavarësinë e Ukrainës. Një festë e njerëzve të lirë”, tha Zelensky, në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale. Liria “është një vlerë për secilin prej nesh dhe ne po luftojmë për të”, tha Zelensky, në një kohë kur lufta në Ukrainë po hyn në muajin e saj të 19-të.
Shefi i inteligjencës ushtarake të vendit, Kyrylo Budanov, tha në platformën Telegram se lufta për pavarësi “vazhdon edhe sot e kësaj dite – tani me agresorin perandorak”, duke iu referuar Rusisë.
Kjo e fundit, edhe në ditën e pavarësisë së Ukrainës ka nis një sulm me raketa në qytetin në jug të Ukrainës, Dnjepër, në orët e para të 24 gushtit, duke plagosur shtatë persona.
“Shpërthime të fuqishme në mes të natës në Dnjepër”, tha guvernatori rajonal i Dnipropetrovskit, duke shtuar se një objekt për shërbime transporti ishte shkatërruar.
