Kulturë

Strugë, sonte fillojnë Netët Strugane të Poezisë

24.08.2023 14:06

Sot fillon edicioni i 62 i festivalit Netët Strugane të Poezisë, një nga festivalet më të famshme kulturore...

Sot fillon edicioni i 62 i festivalit Netët Strugane të Poezisë, një nga festivalet më të famshme kulturore që konsiderohet edhe si një nga festivalet më të vjetra dhe të rëndësishme të poezisë. Festivali do të
zgjasë 4 ditë, prej 24 deri në 28 gusht dhe do të mbahet jashtë qendrës së Pallatit të Kulturës, në parkun e poezisë, ndërsa mbyllja e ceremonisë do të mbahet në Urën e Poezisë, siç është edhe traditë. Motoja e festivalit këtë vit është Ndjenja e Gjuhës Kreative, e cila thekson aspektin poezisë dhe gjuhës poetike si një gjuhë që krijon ndjenja.
 
Në festival do të marrin pjesë rreth 25 poet të huaj nga e gjithë bota, si dhe shumë poetë vendas të gjeneratave të ndryshme. Këtë vit në festival do të marrin pjesë 3 poetë shqiptarë, një nga Maqedonia e Veriut, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Programi i festivalit parashikon disa evente, një ndër të cilat është edhe jubileu përkujtimor “100 vjet nga lindja e Aco Shopov” një nga pjestëarët e parë të bordit të festivalit, e cila do të organizohet nën patronazhin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski. Festivali Netët Strugane të Poezisë e ka mbajtur vazhdueshmërinë e tij që nga fillimi në vitin 1961 dhe për dekada ka prezantur fuqinë e poezisë për të bashkuar botën, me çrast i ka dhënë titullin Strugës edhe si qyteti i poezisë.
 
ILMIE ZHAKU