Maqedoni

128 vjetori i mësonjtores së parë shqipe

06.03.2015 16:32

Kanë kaluar 128 vjet pas themelimit të mësënjtores së pare në Korcë por edhe më tej procesi arsimor përballet me sfida të shumta...

Duhet të rikujtojmë të gjithë mësuesit që kanë dhënë kontributin e tyre të cmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, por nuk duhet ti harrojmë këto ideale. Sfidë kryesore është sigurimi I në arsimimi cilësor u tha në këtë debat.                
                                                                                                       
“Fokusi ynë duhet të jetë në përmirësimin e statusit të mësimdhënësve dhe mësuesve dhe në sigurimin e kushteve më të mira për punë dhe sigurimin e mësimdhënësve më cilësor në të ardhmen.Për momentin ne përballemi me problemin e mospasjes së mësimdhënësve adekuat dhe me moszëvendësimin e atyre që duhet të pensionohen prandaj sfida jonë kryesore në këtë moment është sigurimi i kushteve për krijimin e mësimdhënësve më cilësor të cilat janë shtylla kryesore e arsimit”, shprehet ministri i arsimit Abdulaqim Ademi.
 
“Mendoj se kuantiteti më nuk është kërkesë e shqiptarëve por duhet të hapen debate Brenda nesh për cilësinë e arsimit,prurje të reja në arsim,metoda të reja në arsim pra thjesht tema është sfida e arsimit shqip për shqiptarët e Maqedonisë”, shprehet kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.  
 
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga të Shqipëria dhe Kosova të cilat u dakorduan se rënia e cilësisë në arsim është evidente dhe se duhet punuar për ngritjen e cilësisë. 
 
“Mendoj se është shumë me rëndësi të krahasojmë përvojat tona ne arsim, sepse kjo mund të na ndihmoj ti gjejmë rrugët për të ecur më drejt dhe më shpejt drejt së ardhmes”, shprehet ish ministri i arsimit i Shqipërisë, Genc Pollo.
 
“Kam përshtypjen se arsimi kombëtar shqiptar e ka humbur misionin e mirfilltë të arsimit dhe nuk po e shohim më atë .Një prej mësimdhënësve që solli Koliqin ishte Mehmet Xhevoli dhe shkëlqimin që e shihnim në sytë e tij nuk po e shohim më te kolegët e mi”, shprehet Xhavit Rexhaj Prodekan në Prishtinë. 
 
Mësuesve duhet tu rikthehet respekti i merituar në shoqëri sepse misioni I tyre është I shenjtë u tha në debatin e organizuar nga Komuna e Cairit.
 
FLUTURA LATIFI