Botë
Greqi, 6 ditë “në luftë” me zjarret
24.08.2023 14:20
Qindra zjarrfikës në Greqi u përpoqën, qysh në orët e para, ta fitojnë epërsinë në luftën kundër zjarreve....

Qindra zjarrfikës në Greqi u përpoqën, qysh në orët e para, ta fitojnë epërsinë në luftën kundër zjarreve masive që po digjen në mënyrë të pakontrolluar për të gjashtën ditë radhazi. Deri më tani, këto zjarre kanë lënë 20 persona të vdekur.
Një zjarr i rrezikshëm vazhdoi të digjet në malin Parnitha pranë Athinës, në pyllin më të madh pranë kryeqytetit, duke kërcënuar një park kombëtar për të dytën ditë radhazi.
Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Yiannis Artopios, i tha televizionit shtetëror ERT se ka pasur një “shpërthim zjarri” në një luginë pyjore në orët e hershme të 24 gushtit, që riktheu rrezikun për zonat e banuara të atij rajoni.
Rreziku më i madh gjendet në pjesën veriore të vendit, ku një zjarr i madh që shpërtheu më 19 gusht pranë qytetit Alexandroupoli është kthyer tani në zjarre masive që janë përhapur në një hapësirë prej mbi 15 kilometrash.
