Maqedoni
Eskobari në Shkup, takime me kreun shtetëror, në fokus vazhdimi i eurointegrimit
24.08.2023 15:00
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Eskobar në përpjekje diplomatike për t'a zhvendosur situatën e ngecur në Kuvend...

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Eskobar në përpjekje diplomatike për t'a zhvendosur situatën e ngecur në Kuvend lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe për të biseduar për prosperitetin afatgjatë evropian të vendit. Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor shpreson për diskutime produktive me zyrtarët shtetëror, kanë deklaruar nga departamenti i shtetit, ndërkaq në kuadër të vizitës dyditore, diplomati i lartë amerikan do të takojë kreun shtetëror dhe kryetarin e opozitës, Hristijan Mickovski.
Emisari amerikan Eskobar takimet në këto orë po i zhvillon me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski, që do të përcillet me komunikatë nga presidenca, ndërkaq të premten paradite është paralajmëruar pres konferencë në Qeveri, pas takimit të tij me shefin e ekzekutivit Kovaçevski. Diplomati i lartë amerikan takimet i mbyll nesër me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Mickovski, në orën 14.
Eskobari po qëndron në Shkup në kohën e tentativës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në aktin më të lartë juridik, si kusht që vendi të mbajë mbledhjen e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë me hapjen e kapitujve me BE-në. Përkujtojmë se seanca plenare për propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës filloi me 18 gusht. Pas miratimit të rendit të ditës me 70 vota “për” dhe pas shterjes së debatit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e shtyu votimin pa afat, siç duket për të siguruar hapësirë deri në sigurimin e 80 votave të domosdoshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
