Maqedoni
Kërkesat për zgjedhje të parakohëshme, Ahmeti: Opozita ëndëron, BDI nuk mposhtet
24.08.2023 15:39
Pretendimet e opozitës për fitore në zgjedhje të parakohshme dhe dërgiminn e BDI-së në opozitë...

Pretendimet e opozitës për fitore në zgjedhje të parakohshme dhe dërgiminn e BDI-së në opozitë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i ka quajtur si ëndërra. Ai në një intervistë për RTK ka thënë se edhe pse opozita kërkon vazhdimisht rrëzimin nga pushteti të BDI-së, kjo nuk do të jetë e mundur. Ahmeti tha se edhe në kohën e Zoran Zaevit, LSDM kërkonte të njëjtën gjë, por që mandatet e BDI-së u dyfishuan.
“Opozita përditë duhet të kërkojë zgjedhje, opozita përditë duhet të thotë se do i fitojë zgjedhjet, por kjo mbetet një ëndërr për ta parë. Koha do e provojë se është vetëm një ëndërr dhe aq të vogël e minor janë saqë nuk u bëjnë derma as ëndrrat, nuk u bëjnë. Për ta shpie në opozitë BDI-në, një fushatë të tërë LSDM në krye me Zoran Zaevin ka bërë para 3 vjetësh. Bile Bile mësuan edhe parullat shqip “BDI në opozitë”, bërtiste në mitingje Zoran Zaevi, lëre që nuk i humbi zgjedhjet BDI, por 50% më tepër mandate fitoi sesa mandatin që e mbylli.”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Përndryshe VMRO-DPMNE opozitare si kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese e kishte kërkesën që BDI të del nga qeveria. Pas dorëheqjes së kushtëzuar të ministrave të BDI-së, kjo parti ndryshoi qëndrimin duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.
ERSAN PAJAZITI
