Botë
Reforma në shëndetësi, mjekët amë do të lëshojnë recetat e specilistëve
24.08.2023 15:55
Nga një seri reformash të paralajmëruara në shëndetësinë primare...

Nga një seri reformash të paralajmëruara në shëndetësinë primare, filloi të funksionojë reforma sipas së cilës mjekët e familjes mund të përshkruajnë barna për rregullimin e presionit të gjakut dhe sheqerit, për problemet me gjëndrën tiroide, për sëmundjet e mushkërive dhe asmën, për të cilat deri më tani pacientët duhej të shkoni te një specialist. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti informoi se sistemi për përshkrimin e recetës tashmë funksionon.
“Po e lehtësojmë barrën administrative të mjekëve amë. Ata më nuk duhet të plotësojnë dokumente administrative dhe vetëm të përcjellin pacientët. Me këtë e përforcojmë rolin dhe rëndësinë e tyre në sistemin shëndetësor dhe u mundësojmë ata të diagnostikojnë pacientët. Mjekët amë shumë mirë e njohin gjendjen shëndetësore të pacientëve të tyre, zhvillimin e sëmundjes sepse shpesh janë në kontakt me pacientët e tyre.”, tha ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
“Praktikisht punon sistemi që nga mëngjesi për barnat që janë të verifikuara dhe të raportuara në “Gazetën Zyrtare” janë 5 barna nga grupe të ndryshme. Sistemi funksiononin kështu që mendoj që nuk do të ketë probleme në barnatore sepse sistemi është i lidhur përmes sistemit “Termini im”.”, tha Marta Tunxheva,mjeke amë.
Mjeku Mehmedovië ka bërë të ditur se më së voni për një muaj, mjekët e familjes do të mund të japin udhëzime për analizat laboratorike, për të cilat deri më tani pacientët duhej të shkonin tek mjeku specialist.
“E shihni që fillimi po shkon me etapa, ne nuk i dhamë të gjitha reformat që të aplikoheshin që në ditën e parë kur i shpallëm në brifing. Ne kemi lënë hapësirë për diskutim për t'u zhvilluar. Sot nisin të shkruhen recetat, udhëzimet do të fillojnë të jepen në një kohë të shkurtër, maksimumi për një muaj. Një nga gjërat që do të diskutohet deri në fund të vitit është mundësia e caktimit të një takimi përmes sistemit “Termini im”. Do të diskutohen edhe protokollet e reja për zgjerimin e përzgjedhjes së barnave dhe barnave të reja në listën pozitive.”, tha Zllate Mehmedoviç, koordinator i projektit për reformën në shëndetësinë primare.
Protokollet e trajtimit, të cilat duhet të ndiqen nga mjekët e familjes, tashmë janë publikuar në “Gazetën Zyrtare”. Ministri Mexhiti raportoi se analizat e tyre të deritanishme kanë treguar se gati 30 për qind e pacientëve që vizitojnë Qendrën Klinike vijnë për vazhdimin e terapisë apo për shërbime që me këtë reformë do të mund t'i marrin nga mjekët e familjes.
VLORA LATIFI TOPOJANI
