Botë
Paditet katër herë për një vit, Trump do të dorëzohet në burgun famëkeq “Fulton”
24.08.2023 17:12
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dorëzohet në një burg në Atlanta...

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dorëzohet në një burg në Atlanta për t'u përballur me akuzat lidhur me përpjekjen e tij për ta përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo është padia e katërt penale me të cilën po përballet me Trump këtë vit. Njëjtë si të pandehurit e tjerë në Atlanta, Trump do vuaj dënimin në burgun famkeq të Fultonit. Akuzat ndaj Trumpit erdhën në kohën që po bënte fushatë për ta rifituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Djali i Donalt Trump, thotë se arrestimi i të atit është me motive politike, pasi sipas tij, ai është frika më e madhe e kundërshtarëve.
“Ju mund ta shikoni se çfarë ndodh në votime dhe do të shihni se çfarë do të ndodh gjatë javëve të ardhshme. Ai do të ketë një epërsi edhe më të madhe, sepse populli amerikan e kupton që ai punon për ata. Me përvojën që ai ka nga të qenit në detyrë për aq kohë sa ka qenë, ka dhënë rezultate, kjo i frikëson kundërshtarët. Kjo është arsyeja pse partitë e unitetit duhet ta kapin atë dhe ata nuk do të ndalojnë. Ai është frika e tyre më e madhe.”, tha Donald Trump Junior, djali i ish-presidentit të SHBA Donald Trump.
Të gjithë 18 të pandehurit janë dorëzuar në burg, perveç Donalt Trampit, i cili në çdo moment pritet të futet pas hekurave. Në mesin e të akuzuarve i cili u dorëzua në burgun Fulton është edhe ish kreu Nju Jorkut, Rudy Gjuliani, njekohësisht edhe avokat i Trumpit.
“Ndihem shumë mirë, më duket sikur po mbroj të drejtat e të gjithë amerikanëve siç kam bërë shumë herë si avokat i SHBA-ve. Njerëzve e dinë se jam Rudy Gjuliani që shkatërroi mafian, e bëri Nju Jorkun qytetin më të sigurt në Amerikë. Uli krimin më shumë se çdo kryetar bashkie në historinë e çdo qyteti kudo. Që në momentin e parë kam përfaqësuar Donald Trump edhe e di se është i pafajshëm. Kjo është vërtetuar disa herë. Nuk është e rastësishme që ata kanë paditur të gjithë avokatët e tij. Unë kurrë nuk kam dëgjuar më parë për diçka të tillë në Amerikë.”, tha ish kreu Nju Jorkut, Rudy Gjuliani.
Ka edhe nga ata që mendojë se ish presidenti Tramp e meriton dënimin.
“Shpresa ime është që sonte të kemi bërë një hap tjetër duke e bërë të qartë se presidenti Trump e kishte gabim atëherë. Ai e ka gabim edhe tani.”, tha Mike Pence, ish zëvendës president i SHBA-ve.
Ish-presidenti republikan përballet me 13 akuza penale, përfshirë shantazh dhe presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për ta kthyer humbjen e tij në zgjedhje nga presidenti demokrat, Joe Biden. Ende nuk dihet se kur do të arrijë Trump në burgun e Fultonit. Është gjithashtu e paqartë se sa mbështetës të Trump do të shfaqen para ndërtesës për ta mbështetur atë. Trump bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare pas aktakuzës së tij të parë penale të ngritur në Nju Jork në mars, duke shkaktuar shqetësime se mund të ketë trazira të dhunshme si ato të 6 janarit të vitit 2021 në SHBA.
FARIJE DAUTI BAKIU
