Maqedoni
Ligjeratë kushtuar 7 marsit
06.03.2015 16:42
7 marsi nuk është vetëm një arritje e arsimit shqiptarë, por njëra nga arritjet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar...D

7 marsi nuk është vetëm një arritje e arsimit shqiptarë, por njëra nga arritjet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar, vlersojnë profesorët univerzitar, gjatë një ligjarate në Univerzitetin Shtetror të Tetovës me rastin e shënimit të ditës së 7 marsit.
“Mësojtorja e parë shqipe e Korçës nuk ishte vetëm një arritje arsimore, por edhe një akt me vlera të mëdha politike, në këtë kuadër shkolla ishte si detyrë që nëpërmjet përhapjes së gjuhës shqipe të ndihmonte në zgjimin e ndërgjegjes kombtare në rritjen e përpjekjeve shqiptare për autonomi”, shprehet profesoresha universitare Rabije Murati.
Populli shqiptar e ka ndjer gjuhën amtare si diçka të pandarë, andaj lufta për gjuhën dhe për shkollën shqipe paraqet faqet më të ndritura por edhe më të përgjakura të historisë sonë kombëtare theksuan ligjeruesit.
“Në kushte shumë të vështira nga gjiri i popullit shqiptar dolën një varg atdhetarësh të flaktë që iu përveshën punës për përhapjen e arsimit shqip në popull dhe për krijimin e shkollave në gjuhën amtare”, shprehet profesori universitar Berton Sulejmani.
Shkolla e parë shqipe ndikoi në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në mbarë territorin shqiptar.
Në këtë mënyrë mësojtorja e parë hyri në histori si pioner i arsimit kombëtar dhe dita e saj si festë historike kombëtare.
ERSAN PAJAZITI
