Maqedoni

KSHPK: Epilog gjyqësore për përgjimet

06.03.2015 16:48

Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit gjatë tre viteteve të fundit ka realizuar mbi 70 për qind nga programi shtetëror për paradnalimin e korupsionit...

Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit gjatë tre viteteve të fundit ka realizuar mbi 70 për qind nga programi shtetëror për paradnalimin e korupsionit dhe uljen e dukurusië së përplasjes së interesave me Planin aksional 2011-2015.
 
Kryetari i  KSHPK-së Gjorgji  Sllamkov thotë se dikasteri i cili ai drejton ka pasur duart përplotë me punë në sektorin e  doganëve, të arsimit, ndërsa më pak në sektorin e politikës dhe mediave.          
                             
“Më shumë realizime  dhe punë kemi pasur në sektroin e doganës,arsimit dhe sportit, ndërsa  më pak në sektorin e politikës, mediave dhe sektroin  civil, me tjera fjalë gjendja aktuale  është e njejtë  si vitin e kaluar. Gjat viti 2014 te prokurori publik ne  kemi ngritur 7 nisma për padi penale”, shprhet kryetari i KSHPK, Gjorgji Smallkov.                                                                                    
 
Sa i përket korrupcionit të publikuar në audioincizimet e opozites ku dëgjohen disa kryetar të komunave dhe ministra se si sheklin ligjet, nga KSHPK- thonë se të gjitha këto raste, duhet patur zgjidhje përfundimtare gjyqësore, duke vlersuar se prokurori publik shpesh herë nuk i mer parasysh dëshmit  si serioze nga KSHPK.                    
                                                           
“Po transferohen inciciativet tona në padi penale të thjeshta në prokurorin publike. Mos harrojmë se të  gjith  qytetarët mund të  ngritin padi penale, por idea e Komisionit  për Parandalimin e korupsionit nuk është ajo. Iniciativat tona kryesisht kanë të bëjnë  me dyshime serioze se vepra korupsionit është kryer, mirëpo nuk kemi shumë sukëses te prokurori publik”, shprehet antarja e KSHPK-SË, Mirjana Dimovska.
 
Kontribut të madh në parandalimin e korupsionit në vend jep edhe Ministria e Drejtësisë, duke reformuar  gjyqësorin.
 
“Informova se MD-së ka ndryshuar ligjin për mbrojtjen e korupsionit në drejtim të krejimit të mundësisë të ashtuquajtur regjistër në lidhjen me pasurin e personave të zgjedhura respektivisht të emruar regjistër I cili do të jetë public dhe do të mundësoj çdo qytetarë të sheh  se sa është lartësia e pasurisë  dhe si është krijuar pasuria”, shprehet ministri i drejtësisë Adnan Jashari.
 
Përveç kësaj Ministria e Drejtësisë punon fuqimisht në drejtim të miratimit të një ligji të ri për parandalimin e korupsionit,me të cilin do të mundësohet mbrojtje e personave të ashtuquajtura “Informator” me të vetmin qëllim që ti jepet fund korupsionit, në të gjitha poret e shoqerisë.
 
Ndërsa KSHPK  kërkon  të ketë qasje në llogaritë bankare të partive poltike, sindikatëve dhe organizatave qytetare.
 
REXHEP QAMILI