Luiza Gega në finale të Botërorit në Atletikë

23.08.2023 21:06

Kampionja aktuale e Europës, Luiza Gega, ka shkëlqyer edhe njëherë...

Kampionja aktuale e Europës, Luiza Gega, ka shkëlqyer edhe njëherë, tani duke u plasuar në finalen e madhe në 3000 metra me pengesa të Kampionatit Botëror të atletikës “Budapest 23”.
 
Pas finales në Eugene (SHBA) vitin e kaluar, kjo është hera e dytë që Gega do të jetë në një finale të madhe të Botërorit, e pas vendit të pestë vitin 2022, kësaj here shpresojmë që të ngjitet edhe në pieadestal dhe të fitoj medalje. Finaleja e 3000 metrave me pengesa te femrat, do të zhvillohet të dielën nga ora 21.05 dhe do të transmetohet në mënyrë ekskluzive në programin tonë.