Ballkani ‘shkel’ BATE Borisovin

25.08.2023 11:54

Kampioni në fuqi i Kosovës, e ka mposhtur BATE Borisovin, me rezultat 4-1...

Kampioni në fuqi i Kosovës, e ka mposhtur BATE Borisovin, me rezultat 4-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it. Të besuarit e Ilir Dajës, kanë bërë një super paraqitje duke qenë ekip dominues gjatë terë lojës.
 
Kampionët e Kosovës në bazë të lojës që treguan kanë mundur të shënojë fitore edhe më të thellë. Ballkani më këtë fitore bën hapin gjigant për kualifikimin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës. Ndeshja kthyese mes Ballkanit dhe BATE luhet pas një javë.