Budapest 2023, dominimin i plotë i atletëve nga Xhamajka

25.08.2023 12:02

Dita e gjashtë e kampionatit botëror në atletikë që po mbahet në Budapest...

Dita e gjashtë e kampionatit botëror në atletikë që po mbahet në Budapest, kaloi në shenjë të atletëve nga Xhamajka. Këta  në pesë finale ia dolën të fitojnë pesë medalje prej të cilave dy të arta. Befasinë më të madhe e bëri Daniele Uiliams në vrapin e 100 metrave. 30-vjeçarja me kohën 12.43 sekonda e fitoi medaljen e dytë të artë edhe atë tetë vjet pasi e kishte fituar medaljen e parë të artë. 
 
Medalje të artë për Xhamajkën fitoi edhe Antonio Uatson (21), i cili në botërorin e tij të parë në vrapin e 400 m., ia doli   të shënojë kohën më të mirë 44.22. Medalja e argjendtë në këtë disiplinë i takoi mbajtësit të rekordit Matju Hudson-Smith (28) me 44.31, që vetëm për 5 % kishte kohë më të dobët se rekordi evropian të cilin e përmirësoi në gjysmëfinale. Ky rekord evropian I vjetër 37 vjet, mbahet nga Tomas  Shoenlebe. 
 
Miltiadis Tentoglou (25), titujve kampion olimpik dhe evropian, prej mbrëmë ua shtoi edhe të kampionit të botës.  Ai në kërcimin e dytë në largësi ia doli në kërcente 8.52 m., dhe me këtë xhamajkanit Gayleu, jo që ia morri medaljen e artë, por ia mori edhe titullin e kampionit të botës të fituar në Doha. Distancën e njëjtë 8.27 metra e arriti edhe bashkë kombësi i tij Carey McLeod, I cili në serinë  e dytë kishte kërcim më të shkurtër.
 
Të tria medaljet e disiplinës hedhje të çekiçit, udhëtuan për në kontinentin amerikan. Medalje e artë e fitoi kanadezja Camryn Rogers (24) me hedhjen  77,22 metra, ashtu që kjo ishte medalja e dytë e artë për kanadezët në këtë botëror dhe disiplinë të njëjtë. Me parë tek meshkujt kampion doli Ethan Katzberg. Dy medaljet tjera me shkëlqim më të vogël iu takuan amerikaneve Janee' Kassanavoid (28) me 76,36m dhe ish kampiones së botës nga Doha DeAnna Price (30) me 75,41m.