Propozimi për martesë në Botëror

25.08.2023 12:03

Një propozim surprizë për martese u bë pranë vijës së finishit të finales së garës së ecjes 35 km....

Një propozim surprizë për martese u bë pranë vijës së finishit të finales së garës së ecjes 35 km. Pasi sllovaku Dominik Cerni kishte përfunduar garën e tij në botërorin e Atletikës, ai priti derisa atletja tjetër sllovake Hana Burzalova të kalonte finishin në garën për femra dhe e befasoi atë. Cerni vendosi një unazë në gishtin e Burzalovës dhe çifti i lumtur më pas u panë duke u përqafuar dhe puthur.
 
Sa i përket garës, Burzalova e mbylli në vend të 28, ndërsa Cerni doli i 19-ti duke realizuar kohën më të mirë personale. Por pavarësisht se nuk hipën në podium në këtë botëror në Budapest, të dy nuk do ta harrojnë këtë garë, me përfundimin e saj unik dhe emocionues.