Botë

Zyrtarët në prokurori

06.03.2015 16:56

Zyrtarët më të lartë të shtetit Kryeministri, kryetari i kuvendit dhe ministri i brendshëm, kanë dëshmuar sot në prokurori...

Zyrtarët më të lartë të shtetit Kryeministri, kryetari i kuvendit dhe ministri i brendshëm, kanë dëshmuar sot në prokurori, mbi gjithçka dinë lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi.
 
I pari është paraqitur kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili u shpreh se prokuroria duhet të zbardhë atentatin, ndërsa tha se video e publikuar nga vetë Tom Doshi, shërben më shumë si antirpovë sesa si provë.
 
Pas dëshmisë 90 minutëshe, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë fund koha kur prokuroria trajtohej sic nuk e meritonte, ndërsa inkurajoi prokurorinë të zbardhe ngjarjen..
 
Ministrit i Brendshëm, i cili ka qëndruar më gjatë se zyrtarët e tjerë para hetuesve, ka preferuar të flasë më pak por ka sugjeruar që organit të akuzës t’i lihet kohë për të hetuar.
 
Pak ditë më parë, i akuzuari se ishteporositur për të vrarë Tom Doshin ka mohuar se do të vriste njeri, duke deklaruar se deputeti Tom Doshi e ka paguar që të gënjejë për atentatin.
 
LULJETA NDOKA