Zhegrova shënon gol në fitoren e Lille
25.08.2023 12:06
Edon Zhegrova ka shënuar të enjten golin e parë të edicionit 2023/2024....

Edon Zhegrova ka shënuar të enjten golin e parë të edicionit 2023/2024. Sulmuesi i krahut realizoi për Lille që fitoi 2:1 ndaj Rijekës kroate në ndeshjen e parë të plejofit në Ligën e Konferencës.
Zhegrova shënoi gol të bukur në minutën e 43-të për 1:1. Lille shënoi golin e fitores në minutën e 89-të.
