Botë

Kosova dhe Shqipëria liberalizojnë tregun e punës

06.03.2015 17:03

Kosova dhe Shqipëria hapin tregun e punës për qytetarët e dy vendeve, me çka qytetarëve u mundësohet të punojnë pa leje pune, aty ku do të gjejnë vend pune...

Kjo mundësohet me marrëveshjen e bashkëpunimi për tregun e punës, të nënshkruar nga dy ministritë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
 
“Ideja është që qytetarët tanë të Shqipërisë dhe Kosovës të punojnë pa byrokraci, ati ku gjejnë vende pune, një treg I hapur që nënkupton që një qytetarë nga Zveçani, të punojë në gjirokastër dhe anasjellta”, shprehet shprehet ministri i punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës, Arban Abrashi. 
 
“Përtej që o sa mir me qen shqiptar, o sa mir me qen shqiptar i punëlsuar, o sa mir me qen shqiptare me pension të lartë, o s amir me qen shqiptar I aftë për tregun e punës. Besoj se të dy e kemi kuptuar që duhet të shkoj në një nivel tjetër praktik konkret për gjëra reale që i shqetësojnë njerzit”, shprehet shprehet ministri i punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës, Erion Veliaj.  
 
Poashtu dy ministrant kanë nënshkruar edhe marrëveshje për integrimin e trajnimeve në fushën e aftësimeve profesionale dhe integrimit të njohjes së përvojës së punës.
 
Marrveshja është në funksion të ngritjes së kapaciteteve të qytetarëve të cilët janë të interesuar për këto trajnime, ndërsa do të përfitojnë qytetarët e zonës së Kukësit, Hasit e Tropojës të cilët pa pagesë, do t’i shfrytëzojnë qendrat profesionale të Kosovës në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, ku do të marrin njohuri dhe aftësi profesionale për nevojat e tregut të Shqipërisë.
 
GYLTENE SINANI