Botë
Disa senatore amerikan kerkojne armatosjen e Ukraines
06.03.2015 17:35
Disa republikanë dhe demokratë i kanë bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama...

Disa republikanë dhe demokratë i kanë bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që t’i sigurojë armë vdekjeprurëse Ukrainës në luftën e saj kundër separatistëve pro-rusë.
Në letrën e dërguar, kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, dhe ligjvënësit e tjerë kanë thënë se aksionet e Rusisë në Ukrainë janë “shkelje groteske e ligjit ndërkombëtar”.
Presidenti Obama ka thënë vazhdimisht se është duke studiuar opsionin e dërgimit të armëve vdekjeprurëse në Ukrainë, nëse diplomacia për zgjidhjen e krizës dështon.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
