Botë

Tjetër sulm mbi kryeqytetin rus, kryebashkiaku: Mbrojtja ajrore shkatërroi një dron afër Moskës

28.08.2023 11:24

Një dron që fluturonte drejt Moskës është shkatërruar nga forcat ruse të mbrojtjes ajrore...

Një dron që fluturonte drejt Moskës është shkatërruar nga forcat ruse të mbrojtjes ajrore, tha të hënën kryetari i bashkisë së qytetit Sergei Sobyanin.
 
Droni u shkatërrua pranë Lyubertsy, në juglindje të kryeqytetit, shtoi ai.
 
“Paraprakisht, nuk ka viktima apo dëme. Ekipet e reagimit po punojnë në vendngjarje”, tha Sobyanin.
 
Më herët, aeroportet Domodedovo dhe Vnukovo që i shërbenin kryeqytetit rus ndaluan përkohësisht fluturimet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar shërbimet e aviacionit.