Botë

Një palestinez përplas automjetin me këmbësorët izarelit

06.03.2015 17:37

Një palestinez ka përplasur automjetin e tij për një grup këmbësorësh izarelitë në Jerusalem...

Një palestinez ka përplasur automjetin e tij për një grup këmbësorësh izarelitë në Jerusalem, duke lënduar katër police dhe një kalimtar, kanë bërë të ditur autoritetet e rendit.

Policia ka thënë se shoferi nga Jerusalemi Lindor ka bërë përpjekje të godasë njerëzit, përpara se të qëllohej dhe plagosej nga zyrtarët policorë.

Incidenti erdhi pasi zyrtarët palestinezë kanë votuar për ndërprerjen e një marrëveshjeje të sigurisë me Izraelin.

VLORA LATIFI - TOPOJANI