Botë
ISIS: 46 mijë llogari në Twitter
06.03.2015 17:38
Së paku 46 mijë llogari në Twitter veprojnë në emër të grupit ekstremist të Shtetit Islamik, ka bërë të ditur një studim në Shtetet e Bashkuara...

Numri aktual, i identifikuar në tre muajt e fundit të vitit 2014, është ndoshta shumë më i lartë, thuhet në raportin e Institutit Brookings.
Ai vë në dukje se mbështetësit tipikë të Shtetit Islamik ndodhen brenda territoreve të militantëve në Irak dhe Siri.
Tre të katërtat e tyre përdorin gjuhën arabe, ndërsa një në pesë nga ta përdorin anglishten. Ata kanë mesatarisht nga 1,000 ndjekës.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
