Gega e mbyll Botërorin në vendin e tetë
28.08.2023 14:25
Në ditën e fundit të botërorit të atletikës që u mbajt në Budapest, atletja shqiptare Luiz Gega....
Në ditën e fundit të botërorit të atletikës që u mbajt në Budapest, atletja shqiptare Luiz Gega, nuk ia doli të fitojë medalje në vrapin e 3000 m., me pengesa, duke u renditur në vendin e tetë. Atletja shqiptare e mbylli garën e sajë me kohën 9 minuta, 10 sekonda, 27 të qindtat. Kjo është koha më e mirë sezonale e Gegës. Kampione e botës në këtë disiplinë doli Ëinfred Mutile Yavi nga Bahrejni. Ajo deri tek medalja e artë erdhi me kohën 8 minuta 54 sekonda e 29 të qindtat që është koha e pestë më e mirë në historinë e kësaj discipline.
Chopra indiani i parë me medalje të artë
Kampioni olimpike Neeraj Chopra, u bë indiani I parë që ka fituar medalje të artë në një kampionat botëror të atletikës. Ai në finale e hedhjes së shtizës me hedhjen 88.17 metra, ishte më i mirë se pakistanezi Arshad Nadeem. Chopra medaljen e artë olmpike në këtë disiplinë e fitoi në Tokio, ndërsa në botërorin e Eugenit, vitin e kaluar doli nënkampion.
SHBA dhe Holanda kanë dominuar në vrapi e stafetës 4X400 metra. Amerikanët dolën kampion bote në konurencë te meshkujve me kohën 2:57.31 minuta. Për stafetën amerikane ishte kjo medalja e nëntë në 10 finalet e fundit, ndërsa amerikanët në pesë finalet olimpike kanë katër medalje të arta. Holandezët në konkurencën e femrave shënuan kohën më të mirë 3: 20: 72 minuta. Medalja e argjendtë i takoi stafetës së xhamajkës.
Atletët amerikanë janë më të mirë në botë edhe sa ju përket medaljeve të fituara. Këta në Budapest në total fituan 29 medalje, prej të cilave 12 të arta.