Kadrii shënon gol në Danimarkë

28.08.2023 14:33

Bashkim Kadrii ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren e thellë 5:1 të Odenses...

Bashkim Kadrii ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren e thellë 5:1 të Odenses ndaj Hvidovres, në terren mysafir. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën ishte e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit të Danimarkës.
 
Futbollisti me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, së pari asistoi për golin e tretë të shënuar në minutën e 60-të, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistrua në minutën e 85. Ky ishte goli i katërt për Odense. Me këtë fitore, Odense është ngritur në vendin e shtatë me tetë pikë.