Maqedoni
Festa e Shën Mërisë, aksion për dhurimin e gjakut
28.08.2023 14:22
Me rastin e festës së Shën Mërisë, Kryqi i kuq, organizoi aksionin tradicional të 21-të të dhurimit të gjakut.....

Me rastin e festës së Shën Mërisë, Kryqi i kuq, organizoi aksionin tradicional të 21-të të dhurimit të gjakut. Qëllimi i aksionit është sigurimi i sasive më të mëdha të gjakut në periudhën e verës, për shkak të mundësisë së mungesës së gjakut dhe derivateve të gjakut. Dhuruesit e gjakut thonë se dhënia e gjakut shpëton jetë dhe është njerëzore t’i ndihmohet dikujt që ka nevojë.
“26 herë që dhuroj gjak dhe ndjehem shumë mirë.”, - tha një dhurues gjaku.
“Për 31 herë që dhuroj gjak dhe ndjehem mirë.”, - tha një dhurues tjetër gjaku.
“E gjithë familja ime dhuron gjak, ja aty janë duke dhënë gjak.”, - u shpreh një dhuruese gjaku.
“Para se gjithash jap gjak për shkak të humanitetit dhe atyre që kanë shumë nevojë.”, - u shpreh një dhuruese tjetër gjaku.
Nga mjekësia transfuzionale thonë se nga gjaku ndahet plazma, eritrocitet dhe trombocitet, sipas tyre ai që dhuron gjak duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Çdo vit dhuruesi i gjakut mund të jep 450 ml gjak që pastaj kontrollohet dhe përpunohet dhe u jepet pacientëve në bazë të nevojave të tyre. Duhet të potencoj se çdo njësi e vetme e gjakut shpëton tre jetë njerëzish dhe është e shëndetshme po ashtu edhe për atë që dhuron gjak.”, - deklaroi specialisti në institucionin e mjekësisë transfuzionale, Eftim Dimitrovski.
Aktivistët e Kryqit të kuq thonë se më shumë kanë nevojë për njësi të gjakut gjatë periudhës së verës.
“Zakonisht, më e nevojshme është gjatë muajve të verës, sepse numri i qytetarëve është më i vogël për shkak të pushimeve, prandaj kemi më shumë nevojë.”, - theksoi Zvonko Vasev nga Kryqi i kuq.
Çdo vit mesatarisht në vend mblidhen rreth 61 mijë njësi gjaku, që sipas ekspertëve janë të mjaftueshme për nevojat në Institucionet shëndetësore. Nga mosha 18 vjeçare mund të dhurohet gjak.
VLORA LATIFI TOPOJANI
