Maqedoni
Gostivar: Ditë e hapur në agjencionin për punësim
06.03.2015 17:46
Agjencioni për Punësi i Maqedonisë ka pasur sot ditë të hapura për qytetarët. Ditë e hapur u mbajtët edhe në Gostivar...

Agjencioni për Punësi i Maqedonisë ka pasur sot ditë të hapura për qytetarët. Ditë e hapur u mbajtët edhe në Gostivar, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i këtij institucioni Vllatko Poposki.
nteresimi i gostivarasve dhe sektorit të biznesit ishte i madh, ku të njëjtit parashtruan shumë pyetje në lidhje me pengesat që hasin lidhur me kreditimet, apo si të vinë deri te një vend pune.
Drejtori i Agjencionit për Punësim i Maqedonisë, Vllatko Poposki, premtoi se së shpejti disa fabrika të mbyllura të Gostivarit do vihen në funksionim.
Ndërkaq në pres konferencën e përbashkët të Poposkit me udhëheqësin e Agjencionit për Punësim në Gostivar Hisan Amzai u tha se qytetarët e Gostivarit janë duke shfrytëzuar mirë masat e ndryshme që ofron Qeveria si për punësim poashtu edhe për kreditim të ndërmarrjeve.
Ndryshe, nga masat e shumta qeveritare për punësim, sivjet Maqedonia prioritet u jep moshave të reja për t’u punësuar deri në 29 vjeç.
Gjatë këtij viti përmes Agjensionit për Punësim pritet të punësohen rreth 30 për qind e të rinjve në Maqedoni.
LULZIM HAZIRI
