Maqedoni
Festa e Shën Mërisë, krishterët ortodoks kremtojnë festën
28.08.2023 15:44
Me një liturgji solemne, lutje dhe qirinj për shëndet e lumturi, të krishterët ortodoksë kremtojnë festën e madhe të Shën Mërisë...

Me një liturgji solemne, lutje dhe qirinj për shëndet e lumturi, të krishterët ortodoksë kremtojnë festën e madhe të Shën Mërisë, e njohur në popull si nëna e Jezu Krishtit. Kjo festë zë një vend të rëndësishëm në komunitetin ortodoks dhe llogaritet një nga festat më të mëdha ortodokse. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Zotëri Zotëri Stefani, ka kërkuar që të ruhet vendi meritor i gruas nënë, në veçanti ajo që ka të bëjë me edukimin dhe rritjen e gjeneratave të ardhshme.
“Kërkojmë nga nënat tona që të vazhdoni të jeni, ashtu siç ju ka bekuar Zoti, të lindni, të edukoni, të kujdeseni dhe t’i formësoni fëmijët tuaj për familjet tuaja, besimin tuaj dhe për atdheun. Duhet të luftoni për rritjen e natalitetit, ndërsa të lindurit orientoni në rrugën e drejtë.”, - u shpreh kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të RMV-së, Z. Z. Stefani.
Pjesëtarët e komunitetit ortodoks besojnë se Shën Mëria është mbrojtëse e grave shtatzëna, fëmijëve dhe familjes. Për besimtarët ortodoks përfundoi agjërimi dyjavor dhe në kishë morën kungimin.
BELINDA KOKA ADEMI
