Maqedoni

Kriva Pallankë, hapet Qendra për pleq, Trençevska: Vazhdon kujdesi për pensionistët

28.08.2023 16:44

Rritja graduale e pensioneve dhe përmirësimi i standardit jetësorë të pensionistëve...

Rritja graduale e pensioneve dhe përmirësimi i standardit jetësorë të pensionistëve, është një nga angazhimet kryesore të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeverisë, deklaroi ministrja e këtij resori, Jovanka Trençevska. Por, sipas saj, kujdesi për pensionistët është më i gjerë se vetëm një segment. Atyre duhet t’u krijohen kushte për pleqëri aktive, tha Trençevska, në Kriva Pallankë gjatë hapjes Qendrës për qëndrim ditor të pleqve.
 
“Këtyre ditëve janë aktuale pensionet që gjithsesi janë një nga çështjet më të rëndësishme, ku ne si qeveri dhe ministri jemi përkushtuar, në rritjen graduale të pensioneve për më shumë të ardhura në familjet e pensionistëve. Por, kujdesi për pensionistët, për bashkëqytetarët tanë më të moshuar, është shumë më i gjerë se sa një segment. Rritja e standardit jetësor të pensionistëve dhe krijimi i mundësive për jetë më kualitative, është e mundur vetëm nëse krijohen më tepër mundësi në sfera të ndryshme shoqërore. Si ministri jemi të përkushtuar në të gjitha segmentet dhe qëllimi jonë është të krijojmë kornizë, që do të thotë socializim më i madh, jetë aktive dhe përfshirje sa më e madhe të kësaj kategorie të qytetarëve në shoqëri.”, - deklaroi Jovanka Trençevska  nga MPPS-ja.
 
Qendra për qëndrim ditor për të moshuar me pleqëri aktive, në Kriva Pallankë është pjesë e Projektit për përmirësimin e kushteve sociale, në kuadër të Komponentës 1, në kuadër të së cilës janë përkrahur 34 projekte që japin shërbime në 34 komuna. Pjesa më e mëdha e këtyre projekteve kanë për qëllim dhënien e ndihmës dhe kujdesit për pleq. Për dhënien e shërbimeve të këtilla janë trajnuar 300 persona, të cilët ndihmojnë mbi 1,200 shfrytëzues.     
 
GYLTENE SINANI