Maqedoni
28 gushti – Dita e minatorëve, Bekteshi: Minatorët, resurs i çmuar njerëzor
28.08.2023 17:06
Me rastin e 28 gushtit – Ditës së minatorëve në vend, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi...

Me rastin e 28 gushtit – Ditës së minatorëve në vend, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ua uron festën të gjithë minatorëve. Sipas tij, minatorët janë resurs i paçmueshëm njerëzor, ndërsa xehetaria është dega themelore për zhvillimin industrial të shtetit, e duke ndjekur zhvillimet aktuale në botë, kjo industri do të bëhet faktori themelor për mbijetesë dhe zhvillim.
“Maqedonia e Veriut ka pasuri ta paçmueshme natyrore dhe prandaj duhet me kujdes të veçantë të kujdesemi për minierat e lëndëve të para minerale në vendin tonë. Megjithatë, në periudhën e kaluar jemi përballur me sfida serioze në këtë sektor, veçanërisht nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjë që rezultoi me ndryshime ligjore me të cilat dukshëm forcohet kontrolli i punës së koncesionarëve, por nga ana tjetër lehtësohet rruga për kompanitë që duan të investojnë në këtë industri dhe njëherësh t’i respektojnë dhe zbatojnë standardet më të larta të punës, duke mundësuar siguri gjatë punës së minatorëve që janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë gjatë funksionimit.”, thuhet në urimin e ministrit Bekteshi.
Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të veçantë që kjo degë të zhvillohet në mënyrë që të sigurojë rritje ekonomike për shtetin, por edhe të ndikojë në mënyrë perspektive në këtë segment të shoqërisë.
