Maqedoni
“Bomba 7”: “Kurdisja” e zgjedhjeve dhe keqpërdorimi i insitucioneve
06.03.2015 18:05
Krimi zgjedhor në forma të ndryshme ishte bomba e shtatë të cilën kreu I LSDM-së e shpalosi sot përmes një numëri të konsiderueshëm bisedash...

Krimi zgjedhor në forma të ndryshme ishte bomba e shtatë të cilën kreu I LSDM-së e shpalosi sot përmes një numëri të konsiderueshëm bisedash të përgjuara mes zyratrëve të lartë të VMRO DPMNE-së, përfshi këtu kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministren e brendëshme Gordana Jankullovska.
“Do të ndëgjoni se si Jankullovska pranon se në banesa prej 40m2 janë vendosur nga 50 njerëz nga Pusteci, të cilëve MPB I ka lëshuar letërnjoftime dhe cfarë është dakorduar, sic thotë jankullovska, kur kanë qenë te kryeministri”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Nga bisedat kuptohet se nëpër fshatra të braktisur, VMRO ka evidentuar nga 44 persona në një shtëpi. Mësohet se se si kryeministri Nikolla Gruevski ka konstatuar se do ta fitonin edhe komunën Qendër nëse i sillnin maqedonasit e Prespës që të votojnë që në rrethin e parë.
Zaev tha se VMRO ka keqpërdorur institucionet shtetërore për përfitime zgjedhore. Në një bisedë të përgjuar jankullovska pranon se MPB e shndërruar në komitet dhe qendër për thirrje, të VMRO DPMNE-së.
“Si Gordana Jankullovska edhe më skandal pranon se kati në MPB ku aja ushtron funksionin e ministres është shndëruar në komitet vendor të VMRO DPMNE-së, ndërsa ambasadorët janë pranuar në sallë tjetër që të shohin se cdo gjë është OK”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Në punë jemi tëgjithë ne. Ne kemi shtab këtu. Mendoj kemi dy shtabe. Një te unë në kat, I cili është komitet vendor, qendërr për thirrje, ku kemi cdo gjë dhe tjetri është posht ënë sallë ku vijnë ambasadorë, OSBE, njëri, tjetri. Dhe unë atje shkoh kohë pas kohe që ambasadorët të shohin se cdo gjë është në rregull. Pastaj hyp lart në kat dhe punojmë punë partiake”, shprehet ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska.
Nga bisedat kuptohet se si Jankullovska nëncmon votuesit maqedonas nga Pusteci duke i quajtuar ata në deminutiv si xhuxhe, për votuesit romë thotë se do t’I nxjerr në votime duke e hequr për veshi, ndërsa votuesit shqiptarë në Kumanovë do t’I kap për fyti që të mos dalin në votime.
“Në 10 vendovotime do t’I prishim zgjedhjet dhe do t’I kapim shqiptarët për fyti që askush të mos del”, shprehet ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska.
Mes bisedave të zyrtarëve të lartë të VMRO DPMNE-së që publikoi Zaev konstatohen edhe keqpërdorime mbi bujqit.
Presione mbi bujq që kanë pranuar subvensione. Janë hartuar lista për ndihma sociale për personat në nevojë, në periudhë parazgjedhore. Presione mbi administratën dhe kontrrollin e vënë mbi institucionet.
Janë dhënë udhëzime se si drejtorët të ushtrojnë presion mbi të punësuarit, presione mbi arsimtarët.
SHPËTIM NUREDINI
