Maqedoni
QMK: Nuk ka zjarre aktive, QMK: Fermerët mos e djegin kashtën
28.08.2023 18:34
Qendra për Menaxhim të Krizave njofton se në vend nuk ka zjarre aktive...

Situata në komunën e Zelenikovës është stabile, pasi ekipet e ndihmës së shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar situatën e pasigurt pas zjarrit të djeshëm. Një ekip i posaçëm kujdestar nga Brigada për Mbrojtjen nga Zjarri i Qytetit të Shkupit ka qëndruar në terren për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Gjatë ditës së shtunë, janë shënuar një numër i konsiderueshëm i zjarreve në hapësirë të hapur, më i rëndi ka qenë në afërsi të Ajvatovcit.
Përkundër përpjekjeve intensive të ekipit të zjarrfikësve, situata është bërë e kontrollueshme me vështirësi, për shkak thatësirës dhe të erës së fortë në përhapjen e flakëve. Edhe pse djegia e kashtës është një traditë e vjetër, fermerët vazhdojnë edhe më tej. Institucionet kompetente çdo vit apelojnë fermerët që të mos djegin kashtë pas korrjes. Pasi fermerët i vunë flakën arave të korrura, mbetjet e të korrave i lanë të digjen vetë, por era di të ndezë zjarrin, të mbulojë sipërfaqe të mëdha dhe të shkatërrojë vreshta, pemishte, ferma, por edhe shtëpi, fabrika e pyje.
Në një thirrje të hapur, Qendra e Menaxhimit të Krizave apelon tek të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të kontrolluar përhapjen e zjarreve. Qytetarët janë paralajmëruar të njoftojnë menjëherë në numrat 193 ose 112, nëse vërejnë ndonjë zjarr në ambiente të hapura.
SEDAT SELIMI
