Maqedoni
Prokuroria: Po punojmë ne padite e dorzuara nga LSDM
06.03.2015 18:20
Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup informuan se padit penale të dorëzuara nga LSDM-ja...
Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup informuan se padit penale të dorëzuara nga LSDM¬ja, Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska, Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski, Tito Petkovsi dhe Andrej Zhernovski, janë marrë në punim.
Siç është theksuar në kumtesën e Prokuroris Publike, janë thirrur parashtruesit e padive penale, një pjesë e tyre janë marrë në pyetje para prorkurorit publik dhe në vijim është ndërmarrja edhe e aksioneve tjera me qëllim që të mblidhen raportime dhe dëshmi relevante për të vendosur për padit penale.
"Lidhur me incizimet e publikuara dhe materialet e tjera për të cilët komentohet se gjoja burojnë nga zbatimi i masave të posaçme hetuese, Prokuroria publike njofton se janë dhënë urdhëra deri te organet kompetente për ndërmarrje të masave dhe aksioneve me qëllim që të kryhen verifikime që të mblidhen njoftimet për atë se kush, kur dhe në çfarë mënyrë i ka publikuar materialet, burimin e tyre, si dhe të gjitha të dhënat e tjera relevante juridike", qëndron në kumtesën e Prokuroris Publike të Republikës së Maqedonisë.
SANIJE KASAMI
