Rrahmani në ekipin e javës në Rumani

29.08.2023 14:52

Sulmuesi Albion Rrahmani ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së shtatë në kampionatin e Rumanisë....

Sulmuesi Albion Rrahmani ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së shtatë në kampionatin e Rumanisë. Ndonëse zëvendësues, Rrahmani shënoi dy gola në fitoren e Rapidit të Bukureshtit, fundjavën e kaluar. Për Rrahmanin ishte ndeshje debutuese. Trajneri më i mirë i xhiros u shpall Cristano Bergodi i Rapidit.