Gjermania – Finlanda, Maxhuni shënon 7 pikë
29.08.2023 14:55
Gjermania e ka “shkatërruar” Finlandën në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Kampionatit Botëror në basketboll....

Gjermania e ka “shkatërruar” Finlandën në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Kampionatit Botëror në basketboll. Të martën në Okinaëa të Japonisë, Gjermania fitoi me rezultatin 101:75. Johannes Thiermann ishte më i miri te Gjermania me 13 pikë e katër asistime. Isaac Bonga e Dennis Schroder i kishin nga 15 pikë.
Basketbollisti kosovar, Edon Maxhuni ishte prej më të mirëve te Finlanda. Ai ndeshjen e përfundoi me shtatë pikë e gjashtë asistime. Olivier Nkamhoua i kishte 14 pikë. Finlanda pësoi humbjen e tretë dhe përfundon e fundit në grupin E. Do të luaj për plasman prej pozitës 17 deri në 32. Gjermania ka avancuar në raundin e dytë si e para e grupit. I ka fituar të gjitha tri ndeshjet.
