Uzuni udhëheq sulmin e javës në La Liga
29.08.2023 14:56
Ditën e djeshme u mbyllën të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 3-të të La Liga-s....

Ditën e djeshme u mbyllën të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 3-të të La Liga-s. Prestigjiozja spanjolle “MARCA” ka publikuar formacionin ideal për këtë javë. Pjesë e 11-shes është edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni. Beratasi shënoi golin e tij të parë nga pika e bardhë e penalltisë ndaj Majorkas. Ai udhëheq sulmin së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.
