UEFA nuk i përjashton klubet spanjolle

29.08.2023 15:01

UEFA ka refuzuar një kërkesë të çuditshme të Federatës së Futbollit të Spanjës...

UEFA ka refuzuar një kërkesë të çuditshme të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF) që skuadrat e La Ligës të përjashtohen nga veprimtaritë evropiane pasi qeveritarët spanjollë thanë që Luis Rubiales duhet të shkarkohet ose të japë dorëheqje nga posti i kreut të federatës. Të premten, RFEF i ka dërguar një letër kërkesë UEFA-së që ata të përjashtoheshin nga organizmi që qeveris futbollin kontinental, për shkak të ndërhyrjes së Qeverisë në debatin për Luis Rubialesin, pasi presidenti e puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso pas finales së Botërorit të femrave.
 
Prstigjozja spanjolle “AS” raporton se Presidenti i UEFA-së Aleksander Çeferin, e ka refuzuar këtë kërkesë, duke ia kthyer simbolikisht kurrizin Rubialesit, i cili është edhe zëvendës-president i UEFA-s. Duke i bërë jehonë qëndrimit të UEFA-s, President i Këshillit të Lartë të Sporteve në Spanjë, Viktor Frankos, i ka siguruar klubet spanjolle që qeveria është “duke vepruar brenda rregullave” dhe “nuk ka rrezik të pjesëmarrjes së tyre në të gjitha veprimtaritë”.