Emini shënon në Danimarkë
29.08.2023 15:03
Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Sefer Emini...

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Sefer Emini ka gjetur rrjetën në fitoren 2:1 të skuadrës së tij Sonderyjeske ndaj Hobro në Ligën e Parë të kampionatit të futbollit në Danimarkë.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të të kampionatit danez, Emini shënoi golin e parë të sfidës, duke zhbllokuar shifrat për 0:1 në minutën e 23-të. Për Sefer Eminin ky është goli i dytë që shënon me fanellën e ekipit danez, ndërsa regjistron edhe tri asistime.
