Protesta kundër Rubiales-it

29.08.2023 15:05

Çështja “Rubiales” ka marrë përmasa të konsiderueshme që prej momentit kur vetë protagonisti refuzoi...

Çështja “Rubiales” ka marrë përmasa të konsiderueshme që prej momentit kur vetë protagonisti refuzoi që të jepte dorëheqjen pas gjestit skandaloz. Numri një i Federatës Spanjolle të Futbollit puthi në buzë njërën prej lojtarëve të Spanjës duke provokuar kështu zemërimin e një pjese të mirë të protagonisteve të botës të futbollit dhe jo vetëm.
 
Ditën e sotme në “Plaza Callao” të Madridit u organizua një prostestë në mbështetje të Jenni Hermoso-s. Disa organizata, të cilat mbrojnë të drejtat e grave, kanë organizuar disa protesta dhe në ditët në vazhdim kanë paralajmëruar të tjera deri në momentin që Rubiales do të tërhiqet nga pozicioni i tij.