Botë
Stuhia tropikale Idalia goditi Kubën, po i afrohet Floridas
29.08.2023 15:07
Stuhia tropikale Idalia goditi Kubën me shi të dendur...

Stuhia tropikale Idalia goditi Kubën me shi të dendur, e cila ende është duke u rikuperuar nga uragani Ian një vit më parë. Idalia pritet të fshijë edhe Floridën.
Banorët e Floridës janë pajisur me thasë me rërë dhe kanë evakuuar shtëpitë përgjatë bregut të Gjirit, ndërsa stuhia tropikale Idalia intensifikohet dhe një uragan i madh pritet të sjellë valë kërcënuese për jetën. Stuhia Idalia është e fundit në një varg fatkeqësish natyrore, duke përfshirë zjarret në Havai, Kanada dhe Greqi.
