Maqedoni

Bled, Osmani me kolegët e rajonit, në fokus integrimi

29.08.2023 15:45

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit...

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, ka takuar kolegët e tij nga rajoni. Temë e bisedimeve ishte integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor si përcaktim strategjik i tyre.
 
Ministri Osmani theksoi se krahas kornizës së qartë kohore për zgjerimin e ardhshëm të Unionit, koncepti i integrimit të përshpejtuar të rajonit para anëtarësimit do të sjellë parashikueshmëri më të madhe, stabilitet dhe forcimin e besueshmërisë së politikës së zgjerimit. Mezi presim propozimet për funksionalizimin konkret të këtij koncepti të ri, i cili sipas nesh do të ishte i një rëndësie vendimtare për tejkalimin e dallimeve dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë në BE, theksoi Osmani.