Maqedoni
Kumanovë, përfshihet nga zjarri autoambulanca
29.08.2023 16:22
Paraditen e së martës rreth orës 10:30, në rrugën “Tode Mendoll” në Lagjen e Trimave në Kumanovë...

Paraditen e së martës rreth orës 10:30, në rrugën “Tode Mendoll” në Lagjen e Trimave në Kumanovë, autoambulancën e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, e ka përfshirë një tym i dendur nga pjesa e përparme, nga shkaqe ende të panjohura. Në atë moment në autoambulancë ka pasur një pacient, i cili po bartej për në shtëpinë e tij Kumanovë pas një kontrolli të kryer në Klinikën e Shkupit. Për fat të mirë, falë intervenimit të shpejt, pacienti pa lëndime është nxjerrë nga autoambulanca.
"Sot rreth orës 10:30 derisa ka qenë në lëvizje autoambulanca e Shtëpisë së Shëndetit, nga shkaqe të panjohura ka filluar të dalë tym në pjesën e përparme. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka ardhur ekipi i njësitit të zjarrfikësve dhe për një kohë të shkurtër kanë normalizuar situatën. Për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëmtim i autoambulancës.", thuhet në kumtesën e IShP "Shtëpia e Shëndetit", Kumanovë.
Rastin, përmes një kumtese, e ka konfirmuar edhe SPB-ja e Kumanovës në të cilën pos tjerash thuhet:
“Më datë 29.08.2023 në ora 11:05 në SPB-në e Kumanovës është raportuar se në rrugën “Tode Mendoll” në Kumanovë ka shpërthyer zjarr në autoambulancën e ISHP "Shtëpia e Shëndetit", e cila ka qenë në lëvizje. Zjarri është lokalizuar pas intervenimit të ekipit të zjarrfikësve dhe vet vozitësit. Persona të lënduar nuk ka.”, thuhet në kumtesën e SPB-së së Kumanovës.
Ndryshe në shuarjen e zjarrit, përpos ekipeve të zjarrfikësve kanë ndihmuar edhe banorët vendor.
FATLUM AQIFI
