Maqedoni
Pendarovski nga Çekia: BE-ja të rris praninë në rajon
29.08.2023 16:48
Çekia është përkrahëse e madhe e eurointegrimit të RMV-së dhe partnere e vendit...

Çekia është përkrahëse e madhe e eurointegrimit të RMV-së dhe partnere e vendit, ka thënë shefi i shtetit Pendarovski, pas takimit me homologun e tij çek, Peter Pavel. Ata janë dakorduar se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në duart e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Me kryetarin Pavel u dakorduam se nga stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor varet perspektiva evropiane e tij, që është arsye me e madhe që BE-ja të rris praninë e saj në rajon, me qëllim që ta mbajë kredibilitetin e procesit të zgjerimit. Vlerësojmë përkrahjen e padyshimtë të eurointegrimit të Maqedonisë dhe bisedimet aderuese që i zhvillojmë, me qëllim implementimin e të gjitha reformave esenciale për integrim sa më të shpejt në BE. Shkëmbyem mendime, jo vetëm për gjendjen politike të brendshme të të dyja shteteve, por edhe për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Evropa.”, - deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
Presidenti çek Pavel: Ballkani Perëndimor të integrohet në NATO dhe në BE
Pas integrimit të plotë të RMV-së në NATO, radha është për përfshirjen e saj në familjen evropiane, ka thënë presidenti çek, Pavel. Ballkani Perëndimor, i tëri duhet të jetë pjesë e strukturave euro-atlantike, thotë ai.
“Hyrja e RMV-së në NATO është realizuar suksesshëm. Tani e përkrahim RMV-në në hapat e saj për përfshirje në BE. Nuk ka siguri pa prosperitet ekonomik dhe stabilitet. Këtë e shohim si hap komplementar. Çekia është e interesuar që i tërë Ballkani Perëndimor të integrohet në BE dhe në NATO.”, - theksoi presidenti i Çekisë, Peter Pavel.
Mes dy delegacioneve është realizuar edhe mbledhje plenare, ndërkaq është biseduar edhe bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të dyanshëm.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
